Çfarë ndodhi në GucciFest

Çfarë ndodhi në GucciFest

Një javë më parë, Gucci njoftoi se do të publikonte “Ouverture of Something That Never Ended”, një mini-serial me shtatë seri që tregon aventurën e aktores italiane Silvia Calderoni teksa endet rrugëve të Romës.

Në fund të majit, drejtori artistik i Gucci-t, Alessandro Michele, u shpreh: “Unë do të braktis ritualin e lodhshëm të shfaqjeve sezonale për të filluar një kadencë të re, më afër qasjes sime. Do të takohemi vetëm dy herë në vit, për të prezantuar kapitujt e një historie të re,” shkroi ai. Michele premtoi një “univers ndryshe”.

Çfarë ndodhi në GucciFest

ALESSANDRO MICHELE

GucciFest ishte një përpjepje për të na rikujtuar jetën tonë para karantinës, para koronavirusit, por në të njëjtën kohë duke dhënë një qasje ndaj gjërave të bukura në jetë.

Çfarë ndodhi në GucciFest

SILVIA CALDERONI

Ja çfarë ndodhi shkurtimisht gjatë shtatë episodeve, të cilat shënojnë largimin e Gucci-t nga Java e Modës në Milano.

Episodi: “At home”
Çfarë ndodhi me një fjali: Silvia, kapriçoze, lëviz nëpër shtëpi me veshje nga koleksioni Gucci Vjeshtë/Dimër 2015.
Fjalë kyçe: Billie Eilish.

Episodi: “At The Café”
Çfarë ndodhi me një fjali: Silvia lëviz nëpër lagje si një yll i street style.
Fjalë kyçe: Fustan floral.

Episodi: “At The Post Office”
Çfarë ndodhi me një fjali: Silvia poston një kartolinë dhe dëgjon kritikun e artit, Achille Bonito Oliva, teksa bisedon me Harry Styles. Ç’rastësi!
Fjalë kyçe: Harry Styles.

Episodi: “The Theatre”
Çfarë ndodhi me një fjali: Silvia përgatitet për një audicione me një mik (Jeremy O. Harris)
Fjalë kyçe: Harry Styles, sërish.

Episodi: “The Neighbours”
Çfarë ndodhi me një fjali: Silvia rikthehet në shtëpi dhe disa pamje na sjellin në kujtesë çfarë po kalon bota në këto momente.
Fjalë kyçe: Billie Eilish.

Episodi: “At The Vintage Shop”
Çfarë ndodhi me një fjali: Silvia shkon në bëjë pazar.
Fjalë kyçe: Estetika vintage.

Episodi: “A Nightly Walk”
Çfarë ndodhi me një fjali: Silvia lexon poezi dhe hipën në Vespa.
Fjalë kyçe: Roma.

Shpërndaje në: