Ke prindër mbipeshë? Ja sëmundja nga e cila rrezikohesh
Një studim i ri ka arritur në përfundimin se ka lidhje mes baballarëve mbipeshë dhe mundësisë që vajzat e tyre të preken nga kanceri i gjirit. Shkencëtarët mendojnë se vajzat e baballarëve mbipeshë dhe nënave me peshë normale kanë tendencën të jenë edhe vetë mbipeshë kur lindin, por edhe gjatë fëmijërisë.
Ato mund të hasen me vonesa të zhvillimit të indeve të gjoksit dhe rrezik të lartë të kancerit. Ky studim është i pari që analizon lidhjet mes mbipeshës së prindit dhe mundësitë e prekjes nga kanceri të pasardhësve të tij.
Sipas studiuesve, mbipesha ndryshon ADN-në e spermës së babait, duke bërë që kjo të ketë pasoja te fëmija që lind.
Obeziteti shihet shpesh si një trashëgimi gjenetike. E njëjta gjë vlen edhe për kancerin e gjirit. Pra nëse edhe nëna është obeze, atëherë rreziku dyfishohet.
Studimi i Qendrës Mjekësore të Universitetit “Georgetown” është kryer te minjtë, por shkencëtarët thonë se përfundimet vlejnë edhe për njerëzit.