Ferki Shala: Nuk këndoj kurrë si më parë, por vetëm ilahi
Ditët e fundit u përfol shumë se ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, do t’i rikthehet muzikës, pasi e la pasi hyri në fe.
Por, Shala në një intervistë për Reporteri e ka mohuar duke thënë se nuk do të kthehet kurrë si më parë, por se do të bëjë vetëm këngë pa instrumente muzikore.
“Unë i kam 60 vjet me luajt me jetën nuk është bash, por ndoshta jam fajtor edhe vet se intervista që ja nisi edhe gjithë kjo, kapakun e bisedës të cilën e kemi bërë nuk u paraqit, ka mbetur unë punoj këtu, unë përgatiti, por kur e përmendi që nuk i përdori veglat atë nuk e kanë shti, dhe tani keqkuptimi, dhe tani mezi presin gazetarët”, ka thënë Shala.
Ai thotë se si njeri që falë 5 vakte e ka obligim t’i ikë përdorimit të veglave muzikore.
“Derisa i kam këto mend, se ndoshta me u budallakav është diçka tjetër, amo jo kurrë me muzikë më kontakt, me instrumente po flas, se unë këndoj ilahi. Nuk i kthehna muzikës, por këndim, pra pa vegla muzikore. Obligim e kam me i ik veglave muzikore”, ka thënë Shala.