​Luana Vjollca sërish në vëmendje ndërkombëtare, “bën për vete” Lele Pons dhe Guaynaa

​Luana Vjollca sërish në vëmendje ndërkombëtare, “bën për vete” Lele Pons dhe Guaynaa

Pas bashkëpunimeve të suksesshme me këngëtarë të huaj si Faydee e Jay Santos e shfaqjes në ballinat e revistave të huaja, Luana Vjollca di si të “vjedhë” gjithmonë vëmendjen e artistëve të huaj.

Këtë herë bëhet fjalë për Lele Pons dhe reperin nga Puerto Rico Guaynaa, të cilët gjithashtu autorja dhe moderatorja shqiptare ka ditur si t’i bëjë “për vete”, vetëm me një kërcim disa sekondash të këngës së tyre të fundit “Se te nota”.

Dyshja e këngëtarëve të famshëm kanë ripostuar në Instagram story, një fragment ku Luana kërcente nën ritmet e hitit të tyre bashkë me “Buqen” (Rezart Veleshnja) në episodin e djeshëm të “Shiko kush LUAN”.

Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja shqiptare tërheq vëmendjen e yjeve ndërkombëtarë, pasi stilisti i famshëm gjerman, Philipp Plein, ka publikuar disa herë foto e video të saj në Instagram, me veshjet e tij./tch

Shpërndaje në: