Vdes nga koronavirusi regjisori i njohur, Muharrem Fejzo
Regjisori i njohur Muharrem Fejzo ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare, pas infektimit me virusin Covid-19.
Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo, me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, ka shkruar ai.
Muharrem Fejzo, kreu Liceun Artistik për skulpturë në vitin 1954.
Fillimisht nisi punë si skenograf në operetat “Rusalka”, “Nusja e shitur”.
Ka realizuar disa buste në Shqipëri, si atë të “Zonjës Çure” etj.
Më 1966 diplomohet për aktor dhe më tek si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.
Ai ka bërë regjinë e filmave më të rëndësishëm në kinematografinë tonë, si “Mësonjtrotja”, “Muri i gjallë”, “Operacion zjarri”, “Pranverë e hidhur”, “Mëngjese të reja”.
Ai mbante titullin “Naim Frashëri” dhe “Mjeshtër i madh”.