Sëmundja e përhapur që nuk e dinit që ju shkurton jetën me të paktën 3 vite!

Sëmundja e përhapur që nuk e dinit që ju shkurton jetën me të paktën 3 vite!

Artriti reumatoid dhe osteoartriti janë dy sëmundje që futen në kategorinë e përgjithshme të sëmundjes së artriti. Këto dy sëmundje kanë shumë aspekte të përbashkëta por dallojnë nga njëra tjetra.

Mosha
Osteoartriti është një sëmundje që prek më shumë të moshuarit, ndërkohë që artriti reumatoid mund të godasë në çdo moshë. Mosha mesatare e një personi të prekur nga artriti reumatoid është 30-50 vjeç.

Burimi i dhimbjes
Në rastin e osteoatritit,  indet ndërlidhëse të kyçeve dobësohen duke lejuar fërkimin e dhimbshëm mes kockave. Tek artriti reumatoid , sistemi imunitar sulmon gabimisht shtresat e brendshme të kockave duke i dobësuar ato. Simptomat janë: ethet, enjtje dhe inflamacion gjëra që nuk vërehen tek osteoartriti.

Medikamentet
Osteoartriti trajtohet me injeksione steroidësh apo ilaçe si ibuprofeni. Njerëzit e prekur nga artriti reumatoid marrin të njëjtat ilaçe por steroide më të forta.

Kyçet
Të dyja sëmundjet prekin kyçet dhe kërcet por artriti reumatoid nis tek kyçet më të vogla, nga kyçi i dorës deri tek gishtat e këmbës duke shkaktuar skuqje, dhimbje dhe enjtje. Osteoartriti shënjestron zona më të mëdha sic janë ijet dhe gjunjët ku dëmi është më i madh.

Deformimet
Deformimi i duarve, kyçeve dhe kërceve është më i përhapur tek artriti reumatoid . Tek pacientët që vuajnë nga osteoartriti, masa kockore të ndryshme ngrihen dhe dalin në sipërfaqe si në shpatulla, gjunjë, kyçe, bërryla dhe gishta.

Gjinia dhe jetëgjatësia
Artriti reumatoid prek më shumë gratë se burrat. Për pasojë, gratë janë gjithashtu më të rrezikuara nga dhimbjet dhe depresioni. Osteoartriti nuk do t’ia dijë për gjininë dhe ndikohet kryesisht nga mosha. Artriti reumatoid shkurton jetën e njeriut me tre vjet ndërsa osteoartriti nuk ka një ndikim në jetëgjatësinë e njeriut.

Faktorët nxitës
Shkaqet e të dyja sëmundjeve janë ende të paqarta. Artriti reumatoid është një sëmundje autoimunitare që shkakton inflamacion në shtresat e brendshme të kyçeve. Faktorë nxitës të saj janë: trashëgimia genetike, hormone, duhanpirja e infeksionet e shpeshta që shkaktojnë inflamacion. Në rastin e osteoartritit, sistemi imunitar nuk luan asnjë rol por kombinimi i moshës, hormoneve, mbipesha dhe dobësimi i muskujve nxit sëmundjen.

Simptomat
Njerëzit e prekur nga artriti reumatoid vërejnë dhimbje dhe ngurtësim që në orët e para të mëngjesit dhe dhimbjet vazhdojnë për disa orë. Tek osteoartriti, dhimbja nis në mëngjes por largohet brenda një ore dhe mund të rikthehet pas një sforcimi ose aktiviteti fizik.

Shpërndaje në: