Për supersticiozët: 10 gjëra që bëni mirë t’i provoni këtë Vit të Ri
E mbani mend 31 dhjetorin e 2019-ës? Të gjithë njerëzit në Instagram ishin të bindur që 2020 do të ishte viti i tyre, prisnin ndodhitë më të bukura nga ky vit, ngjarje të mëdha që 2019-ta s’jua solli e kështu me radhë. Ç’ndodhi më pas e dimë të gjithë, por nejse.
2021 nuk është larg, prandaj kini parasysh që këtë vit të ri të provoni ca zakone të reja prej supersticiozeje.
Para së gjithash, ndërprisni kontaktet me të gjithë ata që nuk japin asnjë energji të mirë në jetën tuaj. Pastaj nëse besoni tek bestytnitë dhe jeni tip supersticioz, ka shumë zakone që mund të provoni t’i praktikoni këtë vit,
1. Hidhini një sy kohës jashtë
Vini re drejtimin e erës. Nëse era fryn drejt jugut gjatë orëve të para të vitit të ri, atëherë thuhet se i gjithë viti do të sjellë prosperitet. Nëse vjen nga veriu, bëhuni gati për mot të keq pjesën më të madhe të kohës. Mban mend njeri nga frynte era orët e para të 2020?
2. Mos guxoni të qani
Nuk ka asnjë pikë loti në 1 janar. Nuk ka rëndësi sa emocional jeni apo çfarë ju kujtua. Viti i Ri nuk duhet të fillohet me të qara.
3. Zgjohuni herët!
E dimë që është gjëja e fundit që do të donit të bënit në 1 janar, por sipas një tradite polake, të zgjohesh herët atë ditë do të thotë të mos kesh nevojë për alarm gjatë gjithë vitit.
4. Puthni dikë!
E dimë që e dini këtë, por jua kujtuam meqë këtë vit puthjet në horizont kanë qenë të rralla.
5. Mos e pastro shtëpinë
Sipas kinezëve nëse e pastroni ditën e parë të vitit, do të thotë se po fshini gjithë fatin e mirë që është rezervuar për ju.
6. Hidh një objekt/send nga dritarja.
Në Itali njerëzit e bëjnë këtë sapo kalon 12:00, pasi thuhet se duke hedhur diçka bën vend për energjinë pozitive që sjell viti.
7. Mos merr borxhe!
Nëse s’do që i gjithë viti të shkojë ashtu, prit deri me 2 janar.
8. Sigurohu që kuleta të jetë e mbushur
Nuk do të thotë që do të jetë e tillë gjatë gjithë 2021-it, por fuqia e energjisë funksionon!
9. Hap një derë në mesnatë
Filipinezët hapnin dyert dhe dritaret e shtëpive në mesnatë për ta pastruar nga energjia e keqe dhe për të lejuar fatin e mirë të hyjë brenda.
10. Mos harroni të brendshmet!
Kompleti i kuq është gati?
Burimi: Cosmopolitan