Edhe lëkura e burrave ka rëndësi: Çfarë duhet të pëmbajë rutina e kujdesit të një burri
Për shumë burra, koncepti i kujdesit për lëkurën mezi ka hyrë në fjalorin e tyre.
Rutina më e zakonshme për ta, përfshin një sapun normal, xhel dushi dhe spërkatës trupi, zakonisht nga sete dhuratash në kuti, të bëra me raste festash e ditëlindjesh.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsye se pse burrat s’duhet të kenë produkte të kujdesit personal, sipas llojit të lëkurës së tyre.
Një rutinë e thjeshtë, por shumë efektive për lëkurën e burrave duket pak a shumë kështu:
– Eksfolimi ( 2-3 herë në javë për 30 sekonda)
– Pastrimi (Çdo ditë, 30 sekonda)
– Aplikimi i serumit (Çdo ditë, 10 sekonda) – Opsional
– Krem hidratues (Çdo ditë, 10 sekonda)
– Krem mbrojtës ndaj diellit
#1 – Eksfolimi
Hapi i parë, eksfolimi, shërben për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, papastërtitë dhe sebumin/yndyrën nga lëkura.
Pastrimi i thellë që ofron një produkt eksfoliant gjithashtu depërton në poret dhe zhbllokon papastërtitë e thella, duke ndaluar bllokimet që kontribuojnë në probleme si pikat e zeza.
Duhet të dini se ka dy lloje eksfolimesh: eksfolim kimik dhe scrub. Nëse keni një lëkurë shumë të ndjeshme, preferohet lloji i parë.
#2 – Pastrimi
Pastrimi është hapi më i rëndësishëm i mirëmbajtjes ditore në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Gjatë gjithë ditës, lëkura është e ekspozuar ndaj papastërtive dhe gjatë kësaj kohe, sebumi grumbullohet në sipërfaqe të lëkurës. Larësi i fytyrës e heq këtë, duke ndihmuar në parandalimin bllokimit të poreve dhe acarimit të lëkurës.
#3 – Aplikimi i serumit
Serumet janë një shtesë e vogël në rutinën e kujdesit. Aplikimi i tyre mes larësit dhe kremit hidratues mund të jetë për disa efekte si për shembull: anti-plakje, anti-njolla etj. 1-3 pika serum mjaftojnë për t’u shpërndarë në gjithë fytyrën.
#4 – Kremi hidratues
Kremi hidratues mban lëkurën të hidratuar dhe e forcon atë. Ky krem formon një barrier mbrojtëse mbi lëkurë, duke ndihmuar në parandalimin e bllokimit të poreve.
Se sa krem hidratues duhet të përdorni varet nga stina dhe lloji i lëkurës. Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, duhet të përdorni një sasi të vogël.
Për të gjitha llojet e lëkurës, ju mund të rrisni sasinë që përdorni gjatë muajve më të ftohtë, pasi temperaturat e ulëta ngadalësojnë prodhimin e sebumit, vajrave natyralë të prodhuar nga lëkura.
#5 – Krem mbrojtës me SPF
Dëmtimi nga dielli është një nga shkaqet kryesore të plakjes së lëkurës, si dhe është një faktor ndikues në kancerin e lëkurës. Për këto arsye, një krem hidratues duhet të ketë edhe faktor mbrojtës, ose opsioni më i mirë do të ishte të merrnit një krem tjetër vetëm për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme.