Pse Jennifer Aniston po iu sugjeron grave të përdorin kolagjen
Jennifer Aniston mund të jetë një nga njerëzit me mundësitë më të mëdha për të provuar trajtimet më të shtrenjta dhe teknologjitë më të larta të kujdesit të lëkurës, por ajo gjithmonë na ka rikujtuar rëndësinë e gjërave thelbësorë si: hidratimi i lëkurës dhe pirja e ujit.
Së fundmi, aktorja po promovon edhe përdorimin e kolagjenit.
“Ekziston një peptid kolagjeni që unë po e adhuroj. Kam parë ndryshime! Thonjtë e mi janë më të fortë dhe më të shëndetshëm. Ndjej një lloj shkëlqimi”, u shpreh ajo për Well+Good në 2018-ën, teksa fliste për shtimin e kolagjenit në rutinën e saj.
“Kolagjeni është ngjitësi që mban gjithçka së bashku. Unë kam përdorur proteinat vitale shumë vite më parë. Tani që jam pjesë e markës ndihem shumë e lumtur.”
Synimi i aktores në detyrën e re është “të përdorë përvojat e saj me kolagjenin për të ndihmuar në krijimin e një vetëdijeje më të madhe rreth përfitimeve të tij” dhe “të sjellë inovacion dhe strategji të reja të markës”.
Por, cilat janë përfitimet e kolagjenit, sipas shkencës?
Si fillim, kolagjeni është proteina më e bollshme e trupit dhe ndihmon për të mbështetur shëndetin e flokëve, lëkurës, thonjve, kockave dhe nyjeve.
“Kolagjeni është një proteinë që përbën 70 deri në 80% të lëkurës. Ajo luan një rol të rëndësishëm në forcimin e lëkurës, dhe gjithashtu ndihmon me elasticitetin dhe hidratimin”, thotë Sapna Pale (dermatologe në New York) për In Style.
“Ndëra plakemi, prodhimi i kolagjenit ngadalësohet dhe faktorët e jashtëm si: ekspozimi ndaj diellit, pirja e duhanit apo stresi, mund të kontribuojnë në “prishjen” më të shpejtë të kolagjenit.
Këtu hyjnë në lojë peptidet e kolagjenit – zinxhirë të shkurtër të aminoacideve, që veprojnë si blloqe ndërtimi për të rritur prodhimin natyror të kolagjenit në trupin tuaj.
Sidoqoftë, kolagjeni nuk zëvëndëson asnjëherë një krem SPF.
Përpara se të mendoni të shtoni kolagjenin në rutinën tuaj, konsultohuni me mjekun e familjes, dermatologun tuaj apo farmacisti