Spreji për hundë shkakton varësi

Spreji për hundë shkakton varësi

Spreji për hundë nuk është dehës si alkooli dhe droga, por mund të shkaktojë varësi, paralajmërojnë ekspertët.

Përdorimi i këtij lloj spreji ngushton enët e gjakut në hundë dhe sinuset, duke zvogëluar ënjtjen dhe lehtësuar një hundë “të bllokuar”.

Sidoqoftë, nëse përdoret rregullisht, hunda mund të jetë më pak reaguese ndaj trajtimit, thotë Ursula Selerberg, zëdhënëse e Dhomës Gjermane të Farmacisë.

Bllokimi i hundës mund të përkeqësohet nëse ndërpritet përdorimi i sprejit, i cili njihet si efekti bumerang.

Sidoqoftë, përdorimi i tepërt mund të dëmtojë mukozën dhe hundën, potencialisht shijen, shton Selerberg.

Kjo mund të parandalohet duke përdorur sprejin për një maksimum prej pesë deri në shtatë ditë rresht. Nëse hunda mbetet e bllokuar, rekomandohet të përdorni një sprej fiziologjik që nuk përbën rrezik nga varësia.

Shpërndaje në: