“Kur ke me pjell?” Elita Rudi reagon ashpër rreth komenteve fyese dhe bullizmit gjatë shtatzënisë

“Kur ke me pjell?” Elita Rudi reagon ashpër rreth komenteve fyese dhe bullizmit gjatë shtatzënisë

Elita Rudi është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë, dhe kjo përveç familjarëve të saj dhe të Gjikos ka gëzuar edhe fansat.

Elita Rudi gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, duke e ekspozuar shumë herë barkun e rrumbullakosur.

Për këtë arsyje ajo u përball me shumë komente negative, nga të cilat duket se është lodhur dhe vendosi që të reagojë në rrjetet sociale.

Njerëzit janë shumë të pasjellshëm ndaj grave shtatzëna ditët e sotme. Po shoh nonstop komente të tilla nëpër foto të grave shtatzëna: “Kur po ki me pjell?” “Hajde mo lind mo.” “Pse pe qet barkun?” “Pse pe mshef barkun?” “Pse pe man barkun?” “Thu veq ti ki bo fmi.”

Stop bullizmit ndaj secilit person! Nëse nuk të pëlqen personazhi që e ndjek veq mundesh mos me e ndjek mo!, shkruan Elita.

Shpërndaje në: