Dukeni më të lodhura dhe të vjetra për shkak të rrathëve poshtë syve? Ja si t’i eliminoni pa kirurgji

Dukeni më të lodhura dhe të vjetra për shkak të rrathëve poshtë syve? Ja si t’i eliminoni pa kirurgji

Rrathët e zinj poshtë syve bëjnë që tek të tjerët të perceptohemi si të lodhur apo edhe në gjendje shëndetësore jo të mirë. Faktorët që çojnë në shfaqjen e tyre janë të shumtë. Në disa raste mund të jetë një problem i trashëguar, por edhe sëmundje si ekzema, astma apo anemia luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e tyre. ndikim negativ kanë edhe disa lloj ilaçesh, si dhe orët e pakëta të gjumit, mungesa e vitaminës K, keqfunksionimi i mëlçisë, ekspozimi direkt në diell dhe rënia e nivelit të kolagjenit.

Zakonisht, femrat e mbulojnë këtë problem me pudër apo një lloj kremi që përdoret posaçërisht për këtë zonë. Por duhet ditur se ekzistojnë disa taktika të shëndetshme për të zbehur ngjyrën e tyre, pa pasur nevojë t’u drejtohemi produkteve kozmetike.

Hidratohuni

Një prej veprimeve të para parandaluese është konsumi i ujit. Duhen konsumuar të pakëtn 10 gota ujë në ditë, në mënyrë që të mos shfaqen rrathët e zinj poshtë syve. Uji largon nga trupi toksinat, të cilat kontribuojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj.

Bustina çaji

Futni dy bustina çaji kamomil në ujë të nxehtë dhe pastaj përziejini me ujë të ftohtë. Vendosini bustinat mbi sytë e mbyllur për 15-20 minuta. Kamomili ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj dhe enjtjes së zonës poshtë syve.

Ujë trëndafili

Uji i trëndafilit luan të njëjtin efekt si konsumimi i ujit, pra largon toksinat. Njomni në ujë trëndafili dy copa pambuku dhe vendosini mbi zonën poshtë syve. Lërini aty për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë.

Gjethet e mentes

Mentja mund t’i japë lëkurës të njëjtën ndjesi që na jep në gojë kur e konsumojmë. Për të largua rrathët e zinj, disa gjethe menteje mund të jenë shumë efektive. Ato shtypen dhe brumit të përftuar i shtohet pak ujë. Kjo masë vendoset mbi sy për 15-20 minuta.

Patate

Dy feta të sapoprera patateje vendosen mbi zonën e errët poshtë syve. Pasi i lëmë për 15 minuta, i heqim dhe e shpëlajmë lëkurën me ujë të ftohtë. Do të vini re se rrathët janë zbehur.

Vaj bajamesh

Masazhojeni çdo mbrëmje zonën poshtë syve me vaj bajamesh. Ky trajtim nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë, rezultatet do t’i shihni që në ditët e para.

Shpërndaje në: