7 gjëra që duhet të bëni për të luftuar lodhjen dhe përgjumjen e mëngjesit
Për disa prej nesh, mëngjeset mund të jenë të vështira. Shtrati duket aq i rehatshëm, sa të ngrihesh prej tij duket e pamundur. Kjo ju sjell në një gjendje lodhjeje, që fatkeqësisht fillon t’ju shoqërojë gjatë gjithë ditës.
Sidoqoftë, ka 7 gjëra që mund të bëni për të marrë më të mirën e çdo mëngjesi dhe për t’i shfrytëzuar ditët në maksimum.
#1 – Të ushtruarit ju ndihmon ta luftoni lodhjen e mëngjesit shpejt!
Një stërvitje në mëngjes do të çlirojë endorfinë dhe do të pompojë gjak në trurin dhe organet tuaja, duke ju zgjuar dhe duke ju bërë më vigjilent.
Sigurisht, nëse tashmë pjesë e rutinës suaj është vetëm stërvitja në momente të tjera të ditës, ju mnud të vazhdoni, por një rutinë e stërvitjes në mëngjes mund të rrisë nivelet e energjisë tuaj dhe t’ju vërë në rrugë të mbarë për një ditë produktive.
Disa këshilla:
– Filloni ngadalë dhe gradualisht rrisni fuqinë e stërvitjes.
– Bëni pushime të vogla midis.
– Dëgjoni muzikë gjatë stëvitjes.
– Hani një vakt të shëndetshëm dhe të bollshëm më pas.
#2 – Qëndroni shumë të hidratuar
Ekspertët në news-medical.net vërejnë se pa marrë parasysh sa është ora, nëse nuk jeni të hidratuar siç duhet, atëherë muskujt do të dhembin, truri juaj do të jetë i mjegullt dhe ju do të ndiheni përgjithësisht të plogësht.
Për këtë arsye, gjëja e parë që duhet të bëni sapo të zgjoheni është të pini ujë.
Nëse keni një udhëtim të gjatë, atëherë sigurohuni që të zgjoheni dhe të hidratoheni mjaftueshëm para se të filloni udhëtimin, që të mos keni nevoja të befasishme për të shkuar në tualet.
#3 – Dëgjoni muzikë motivuesue/optimiste për të hyrë në gjendjen e duhur të të menduarit
Mendja juaj është e lidhur për t’i kushtuar vëmendje stimujve të jashtëm dhe kjo përfshin zhurmën, aq më mirë kur “zhurma” përbëhet nga ca fjalë motivuese dhe frymëzuese fiks për të filluar ditën!
#4 – Dushet e ftohta luftojnë shpejt lodhjen
Një studim shkencor në ncbi.nlm.nih.gov zbuloi se ekspozimi ndaj ujit të ftohtë mund të ulë simptomat e ankthit dhe lodhjes ndërsa ndihmon sistemin tuaj kardiovaskular dhe funksionin e trurit.
Nuk duhet ta bëni dushin tuaj të ftohtë sa Oqeani Arktik për të parë përfitimet. Ju mund të filloni me një dush të ngrohtë dhe gradualisht të ulni temperaturën.
Pas disa ditësh me dushe të ftohtë, do të zbuloni se uji i ftohtë nuk është aq shqetësues dhe përfundimisht mund të bëhet qetësues.
#5 – Vendosni një rutinë të shëndetshme mëngjesi, në mënyrë që trupi të dijë çfarë të presë nga ju
Njerëzit janë krijesa të zakonit, kështu që është shumë më e lehtë të bësh diçka nëse e ke bërë të njëjtën gjë disa herë më parë. Zakonisht zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë? Çfarë bëni pasi zgjoheni? Hani, bëni dush dhe lani dhëmbët në ndonjë renditje të caktuar?
Nëse nuk keni një përgjigje për këto pyetje, atëherë është koha të merrni një stilolaps dhe të përpiqeni të gjeni një rutinë funksionale të mëngjesit.
Do të vini re se në momentin që e dini ekzaktësisht se ç’do bëni në mëngjes, do jetë më e lehtë për t’u çuar dhe për të filluar ditën.
#6 – Mbani alarmin larg
E thjeshtë: Nëse e mbani alarmin në një distancë, do t’ju duhet të lëvizni me patjetër për ta fikur dhe deri atëherë, do t’ju ketë dalë gjumi.
#7 – Flini gjumë mjaftueshëm
Pikërisht për këtë duhet edhe një rutinë dhe një orar i rregullt gjumi. Një gjumë i mirë rezulton në nivele më të larta energjie.
Në fakt, një studim shkencor në ncbi.nlm.nih.gov tregon se gjumi i duhur është i nevojshëm për të rimbushur rezervat e energjisë së trurit tuaj.
Nëse vazhdimisht keni probleme me gjumin, atëherë konsideroni të vizitoni një profesionist. Mjeku do të analizojë situatën dhe do të gjejë zgjidhjen më të mirë për ju.