Mashkulli më seksi në botë, George Clooney, shpallet ‘Ikona e Vitit’ nga revista e njohur botërore
Karizmatik, joshës, elegant dhe talent kinematografik. Është George Clooney, “Ikona e vitit’, sipas revistës GQ që i ka kushtuar kopertinat e ardhshme me rastin e edicionit të 25 të ‘Men of the Year’.
Me syze dielli prej aviatori aktori, që mbush 60-vjeç majin që vjen, i fotografuar nga Jason Nocito, konfirmohet ikonë e stilit klasik “cool californian”.
Clooney është e vetmja ‘gjë’ për të cilën jemi dakord në këtë moment, si komb, nuk dukemi shumë dakord për asgjë… ‘shkruan Zach Baron në numrin e GQ, ku aktori jep një intervistë të gjatë në të cilën flet për karrierën e tij të gjatë në Hollyëood, por edhe për aksidentin e tij me motor dhe si arriti të shpëtojë.