Bebe Rexha vazhdon të kritikohet nga fansat për shtimin në peshë: Unë ha dhe e dua ushqimin
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo numëron miliona ndjekës vetëm në Instagram, teksa së fundmi u ka dhënë hapësirë të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale përmes opsionit pyetje-përgjigje.
Artistja edhe këtë herë rrëmbeu më shumë kritika rreth fizikut të saj, duke u komentuar për shtimin në peshë.
“Ju jeni shëndoshur, pse ke shtuar edhe ca kilogramë të tjerë”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.
“E para. Kjo nuk është puna juaj. E dyta, është qesharake që ju jeni djalë dhe po e thoni këtë”, ka qenë përgjigja e artistes nga Dibra.
Derisa në një postim tjetër, Bebe thotë se është shumë e vrazhdë të komentosh për peshën apo fizikun e dikujt tjetër.
“Mendoj se është super e vrazhdë të bësh komente për peshën e dikujt
1. Unë ha. Unë e dua ushqimin
2. Marr ilaçe për. Shëndeti im që në fakt më bën të shtoj peshë
3. Unë gjithmonë kam luftuar me peshën time dhe dashurinë për veten time”.