Modelja që Papa ia bëri like në foto: Të paktën po shkoj në parajsë
Së fundmi në mediat e huaja ka bërë bujë një lajm ku Papa Françesku i ka bërë ‘like’ në Instagram një modeleje braziliane e cila reklamonte të pasmet bombastike nën veshjen provokuese si një vajzë shkolle.
Por kjo nuk ka shpëtuar pa u komentuar as nga vetë modelja, e cila së fundmi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Modelja 27-vjeçare Natalija Garibo, krahas fotos provokuese ka njoftuar ndjekësit se Papa Françesku i ka bërë like fotos së saj dhe tashmë ajo mund të shkojë në parajsë.
“Të paktën po shkoj në parajsë”- shkruan modelja.