“Ditë e Madhe”: Vaksina e Modernas del 95 për qind efektive në të dhënat e para
Një vaksinë e re që mbron njerëzit kundër Covid-19shit është gati 95 për qind efektive, kanë zbuluar të dhënat e para të kompanisë amerikane Moderna.
Këto rezultate vijnë pas rezultateve mjaft të mira të kompanisë Pfizer, dhe rrisin kështu besimin se vaksinat do të ndihmojnë në dhënien fund të pandemisë.
Të dyja kompanitë përdorën metoda inovative dhe tepër eksperimentale për të dizajnuar vaksinat e tyre, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Moderna thotë se kjo është “ditë e madhe” dhe planifikojnë të aplikojnë për aprovimin e përdorimit brenda javëve të ardhshme.
Megjithatë, ende këto të dhëna janë të hershme dhe shumë pyetje mbeten pa përgjigje.
Testimet e tyre kanë përfshirë 30 mijë njerëz në ShBA me gjysmën prej tyre që morën nga dy doza vaksine, me katër javë ndërmjet. Pjesa e mbetur kishte injektime tjera.
Analizat të bazuara në 95 të parët që zhvilluan simptoma të Covid-19.
Vetëm pesë nga këta njerëz që morën vaksinën zhvilluan simptoma, ndërsa 90 të tjerë ishin me trajtimet tjera. Kompania kështu thotë se vaksina po mbron njerëzit në 94,5 për qind të rasteve. /Periskopi