Krem karamel i shpejtë, receta origjinale franceze

Krem karamel i shpejtë, receta origjinale franceze

Krem karamel, zakonisht piqet në furrë në banjëmari, por francezet e përgatisin më thjesht. Ato e vënë të piqet direkt në furrë të pangrohur më parë, në temperaturë të ulët dhe pa banjëmari.

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e pjekjes: 35 minuta PërbërëSit për 6 racione të vogla: 500 ml qumësht, 5-6 lugë sheqer, 1 bustinë vanilje dhe 3 kokrra vezë. Përgatitja: Në një tenxhere, vëmë qumështin, sheqerin dhe vaniljen, të valojnë në flakë të ulët. Ndërkohë, rrahim vezët me rrahësen e vezëve me dorë, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë qumështin e valuar pa ndaluar përzierjen e vezëve.

Shpërndajmë masën në 6 forma që durojnë nxehtësinë e furrës dhe i futim në furrë, të cilën e ndezim në këtë moment me 120 gradë. I pjekim për 20 minuta në temperaturën 120° C, më pas 10 minuta të tjera në temperaturën 180° C dhe së fundi, 5 minuta në 210 °C. I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas i vendosim në frigorifer jo më pak se 3 orë.

Shpërndaje në: