Këta shqiptarë thanë gjëra të çuditshme në një intervistë pune (dhe sërish, disa u punësuan)

Këta shqiptarë thanë gjëra të çuditshme në një intervistë pune (dhe sërish, disa u punësuan)

1. Unë në punën aktuale ku jam, kur më pyetën se çfarë pike të fortë ke, shkruajta që “jam besnike” dhe “punëtore” (si Bricjap që jam). E shkrova vërtet. Si përfundim, vazhdoj të jem tek ajo puna. Nuk besoj se ndikoi përshkrimi im, po nejse.

2. Një kolegia ime, në intervistën e punës (në administratë shtetërore), i kishte thënë administratori që të fliste për veten. Kjo tha: Unë quhem X. Jam 1.80 e gjatë. Pyetja ishte për etikën e punës ndërkohë.

3. Pyetjes “Ku e shikon veten pas pesë vjetësh?” iu përgjigja me “E ardhmja është mister”.

4. Më pyetën pse u largova nga kompania tjetër. Fillova të qaja.

5. Unë thashë që pranoj të filloj punë me një rrogë 25,000 lekë. Kaq deshën.

6. Në letrën e motivimit shkrova: “Dua të punoj, të bëj lekë dhe të iki të bëj masterin jashtë”.

7. I am the best (jam më e mira).

8. Jam shenja e Binjakëve dhe e di çfarë dua.

9. Di të pikturoj.

10. Shkrova në CV “Shkruaj histori të shkurtra dhe vizitoj muzetë”. Puna ishte për në laborator.

11. Intervista u bë gojarisht në anglisht dhe unë, kur më pyetën për veten, i thashë: “Well, I hate people” (Epo, i urrej njerëzit).

12. Jam tip që mësoj shpejt, edhe pse nuk kam punuar ndonjëherë në këtë fushë.

13. Dërgova letër motivimi për një punë komplet ndryshe dhe i thashë: “Epo, di të bëj çdo gjë”.

14. E di që s’do më merrni. Por në fakt u punësova.

15. Shkrova në CV që kam marr pjesë në seminare të ndryshem, a thua se kjo do të më fuste në punë.

16. Jam tip i qetë, deri në momentin që më cenojnë të drejtat e mia.

17. Unë thashë në intervistë: “Fillimisht më duhet të shkoj me pushime, pastaj jam e disponueshme për punë”.

18. I am albanian (jam shqiptare/e).

19. Ua gjej shpejt telat njerëzve.

20. Thashë: “Pa mua në punë do të falimentoni. Ju duhet një tip si unë”.

21. Kisha lexuar një shprehje për Bill Gates dhe i thashë: “Jam dembele dhe e gjej gjithmonë një mënyrë për t’i bërë gjërat më shpejt se të tjerët”. E pabesueshme, por më punësuan.

22. Thashë në intervistë që doja të punësohesha sepse më duheshin lekët.

Shpërndaje në: