Gratë tregojnë budallallëqet më të mëdha që kanë dëgjuar nga një burrë
Në fakt, krahas fjalës “budallallëk” duhej shtuar termi “seksist”, që situatat më poshtë të kuptoheshin më qartë. Një përdoruese e TikTok-ut pyeti ndjekëset e saj, se cila ishte gjëja më seksiste që kishin dëgjuar ndonjëherë nga një burrë dhe përgjigjet mund të kalojnë çdo hamendësi tuajën.
1.
Ish-shefi im, më tha një ditë në kafe që të përdorja gjithnjë makinë llogaritëse kur bëja shitje. Kjo sepse unë jam vajzë dhe nuk di të bëj matematikë.
2.
Më kanë thënë se të mos vësh make up në vendin e punës s’është profesionale.
3.
Njëherë babi më kërkoi të laja enët dhe i thash që mund ta bëjnë vëllezërit. Si m’u përgjigj? “Ti je vajzë dhe kjo është puna jote, mos i vër djemtë e mi në siklet për të larë enët.”
4.
Babai im mendon se gratë nuk duhet të merren me politikë. Madje më tha se nëse ndonjëherë unë kandidoj për presidente nuk do të më votonte sepse jam vajzë.
5.
Kurse im atë, një ditë krejt nga hiçi më tha se “periodat nuk janë ndonjë gjë dhe aq e madhe”. Ku dreqin e di ai?
6.
Kur isha 11 vjeç profesorit i duhej dikush për të demostruar në klasë ushtrimin e pompave. Unë dola vullnetare, por s’më pranoi pasi sipas tij gocat nuk bënin pompa.
7.
Më kanë thënë “kujdes mos të bëhen muskujt shumë të mëdhenj”. Ndërkohë, unë s’kam muskuj fare.
8.
Një ditë po i tregoja xhaxhait tim për planet dhe objektivat që kisha në lidhje me karrierën. Përgjigja e tij? “Si do ta presi yt shoq këtë?”
9.
Ai më tha duke më parë në sy se e vetmja arsye pse po martohej ishte sepse urrente të pastronte shtëpinë.
10.
Ish-i më tha se qeni im nuk kishte respekt për mua sepse isha grua.