Fjolla Morina: Miqtë e mirë, librat e mirë dhe një ndërgjegje e qetë janë jeta ideale
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë në fokus të mediave së fundmi, kryesisht për jetën e saj private.
Ajo e bëri të hapur lidhjen e saj me biznesmenin e njohur, Fisnik Syla, dhe thuajse të gjitha postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, janë dedikime për të dashurin aktual.
Fjolla së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook një fotografi të sajën, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar disa vargje të romanit më të ri të autorit Artan Mullaj.
“Kohës sonë i mungon mizorisht, gjithnje e me shume thjeshtësia!Thjeshtesia që e bën femrën femër, epsh, nënë dhe dashuri; thjeshtësia që i dhuron asaj bukurinë reale, të shenjtë dhe të pashpjegueshme njëherësh;thjeshtësia që e zbukuron gruan më shumë se të gjitha llojet e manikyreve, kremrave, toneve, shkumave apo llakut, parfumeve, minifundeve, ngjyrosjeve e maskave; thjeshtësia që nxjerr në pah pa shpenzime vlerën, magjinë dhe madhështinë e saj”, ka shkruar Morina në Facebook.
E njëjta më pas publikoi edhe një fotografi të librit, që e kishte marrë dhuratë nga autori në fjalë.
“Faleminderit Artan Mullaj. Të them te drejtën kur e pashë romanin tënd me dedikim mendova me vete: ‘Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje e qetë: Kjo është jeta ideale’”, ka shkruar Fjolla në Facebook, dedikuar librit “Enigma e Dhimbjes”.
Fjolla përndryshe po vazhdon të vuajë masën e dënimit ‘arrest shtëpiak’ në Kukës, pas vendimit të Gjykatës së Kukësit lidhur me rastin e arrestimit në kufi, pas gjetjes së dy armëve në veturën e saj.