Vetëbesimi është më i rëndësishëm sesa bukuria
Ja përse është shumë më e rëndësishme të ndërtoni dukjen tuaj të brendshme në vend të asaj fizike!
Nëse do të keni rastin të zgjidhni midis mashkullit super të bukur i cili është i mbyllur në vete, i turpshëm, i pasigurt… dhe mashkullit i cili nuk është edhe aq i bukur, por është komunikues, ka vetëbesim, di çfarë dëshiron dhe koha e shoqërimit me të thjesht fluturon, cilin do ta kishit zgjedhur?
Natyrisht zgjedhja do të ishte mashkulli më pak i bukur, apo jo? Për çdo rast dukja e bukur do t’ju ndihmojë që dikush t’ju ofrohet dhe t’ju ftojë në takimin e parë, mirëpo për të lënë përshtypje të mirë, duhet që tek vetja të ndërtoni shkathtësi komunikimi dhe vetëbesimi, transmeton Telegrafi.
Ja përse vajzat që kanë vetëbesim shumë më mirë do të kalojnë me meshkujt se sa vajzat të cilat janë vetëm të bukura:
* Vajza e cila ka plot vetëbesim di çfarë dëshiron dhe nuk frikësohet që t’i shfaqë dëshirat e veta.
* Vajza me vetëbesim nuk ngurron të ndajë anën e saj shpirtërore, sensuale dhe aventuriere të personalitetit të saj, që e bën bashkëbiseduese dhe person interesant.
* Vajza e cila ka vetëbesim të mjaftueshëm duket mirë në secilën veshje, sepse ndihet mirë me vetveten.
* Vajza me vetëbesim nuk angazhohet shumë të impresionojë mashkullin në takim vetëm e vetëm për t’i pëlqyer, sepse është e vetëdijshme për vlerat dhe mangësitë e veta.
* Vajza e cila ka vetëbesim të mjaftueshëm nuk do të ngurrojë t’i tregojë mashkullit që po i pëlqen.
* Nuk do të tolerojë mosrespektimin dhe sjelljet e këqija, sepse e di që meriton një xhentëlmen pranë vetes!