Nicki Minaj thotë se po e rrit vet djalin pa dado, ndonëse i ka milionat
Nicki u shfaq tërheqëse në videoklipin e ri me Mike WiLL Made-It dhe YoungBoy Never Broke Again.
Nicki Minaj i gëzoi fansat të premten ndërsa debutoi në videoklipin e saj të ri me Mike WiLL Made-It dhe YoungBoy Never Broke Again, me titull “What That Speed Bout?”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Reperja, filmoi bashkëpunimin derisa ishte shtatzënë dhe sigurisht tregoi shijen e modës në videon e re.
Për pamjen e saj kryesore, Nicki tërhoqi vëmendjen kur u shfaq e veshur me disa zinxhirë dhe një veshje që kishte shenja dollarësh të vendosura në mënyrë strategjike në mënyrë që të mbronte modestinë e saj.
Ajo ishte e zbukuruar me litar ari dhe kishte zinxhirë të artë të varur në sythe mbi kthesat e saj të shtatzënisë.
Reperja e kombinoi pamjen me një xhaketë leopardi dhe veshi paruke bjonde me një bisht të stilit të Ariana Grandes.
Ajo dhe partneri i saj Kenneth Petty më 30 shatator u bënë prindër, ajo përmes Twitterit zbuloi se po e rrit djalin pa dado.
Edhe pse njerëzit vazhdojnë t’i thonë reperes se duhet të mendojë për punësimin e ndihmëses për të voglin e saj, ajo deri më tani ka zgjedhur që të mos e bëjë, sepse mendon se është një vendim i vështirë për tu marrë.