Leonora Jakupi ka për t’i thënë diçka djalit të Thaçit pas fjalëve emocionuese që shkroi

Leonora Jakupi ka për t’i thënë diçka djalit të Thaçit pas fjalëve emocionuese që shkroi

Hashim Thaçi sot bëri të ditur se sot është njoftuar për konfirmimin e aktakuzës së ngritur nga Specialja.

Djali i tij Endrit Thaçi preku të gjithë me fjalët emocionuese që i shkroi pranë një postimi të bërë në Instagram.

“Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇK❤️❤️”, kishte shkruar Endriti ndërsa në mesin e shumë komenteve në sy ra ai i Leonora Jakupit.

Këngëtarja shqiptare ngriti lartë figurën e Thaçit duke thënë se është mirënjohëse pa fund.

“Respekt dhe mirenjohje pafund per Babin tend e Presidentin tonë!”, ka shkruar ajo në koment te postimi i Endritit.

Shpërndaje në: