Arsyet pse mëngjesi është koha perfekte për t’u stërvitur
Nëse kërkoni të bini në peshë, dihet që kujdesi ndaj mënyrës së ushqyerjes dhe stërvitja janë të parat në listën e gjërave që duhen bërë, por ka diçka
Nëse vërtetë e keni ndarë mendjen për të bërë atë trupin që e mendoni e ëndërroni prej vitesh, kushtojini vëmendje gjërave “pa rëndësi në dukje”. Është shumë e rëndësishme koha kur ju stërviteni.
Të stërvitesh “kur të vjen për mbarë”, mund të japë rezultate, por nuk do të jetë kurrë aq efektive sa një stërvitje e rregullt dhe për më shumë rezultat, koha e duhur është në mëngjes, përpara se të hani.
Studimet kanë treguar se stërvitja në mëngjes, është ideale për të rënë në peshë.
Aktiviteti fizik në mëngjes herët, përshpejton humbjen e kilogramëve, ju bën më energjikë dhe e përgatit trupin për një vazhdim dite që konsiston në djegien e yndyrave dhe energji.
Hapni sytë, vini muskujt në aksion dhe pastaj vazhdoni!