Në ditën e zgjedhjeve, Bleona qëndron në hotelin e Trumpit

Në ditën e zgjedhjeve, Bleona qëndron në hotelin e Trumpit

Sot (e martë) më 3 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po mbahen zgjedhjet presidenciale.

Kandidati demokrat Joe Biden dhe ai republikan Donald Trump janë në garë për të parin e vendit, që do ta qeverisë ShBA-në për katër vitet e ardhshme.

Edhe komuniteti shqiptar në Amerikë janë shumë entuziastë për zgjedhjet, të cilët janë të ndarë në dy grupe: me ata që mbështesin Biden, dhe komunitetin që po mbështesin Trumpin.

Në këtë të fundit është përfshirë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila ditë më parë performoi live në Michingan, në festën e organizuar nga shqiptarët që po përkrahin Trumpin në Amerikë.

Qereti në ditën e zgjedhjeve publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke qëndruar në atë që njihet si “Trump International Hotel”, e cila ndodhet në pronësi të Donald Trumpit, në Washington D.C.

“Dhoma e ndenjës amerikane”, shkroi Bleona në një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një bluzë të bardhë dhe me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

Bleona ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Donald Trumpin në këto zgjedhje, teksa ka pasur rastin që në të kaluarën edhe të takohet nga afër me presidentin Trump.

Shpërndaje në: