Ava Max ka një pyetje të rëndësishme për fansat
Eva Max ka bërë një pyetje përmes Instagramit.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, momentalisht është duke shijuar suksese të mëdha në fushën e muzikës, ndërsa dihet se gjithmonë vëmendjen më të madhe e merr stili i saj i çuditshëm i flokëve, shkruan lajmi.net.
Muajin e kaluar ajo hodhi në treg albumin e parë debutues, me titull “Heaven and Hell”.
Ava në llogarinë zyrtare të Instagramit kishte publikuar disa imazhe mjaft provokuese për festën e “Halloween” por duket se vëmendjen e morën më shumë flokët e zeza.
Këngëtarja mori shumë komplimente për dukjen si zeshkane dhe si duket i ka bërë përshtypje edhe artistes, pasi pak orë pasi publikoi imazhet, ajo kishte një pyetje për fansat.
“A duhet t`i lyej flokët e zeza?”, Ava parashtroi pyetjen për të gjithë, ndonëse nuk ka publikuar ndonjë përgjigje, mbetet të presim për ndonjë risi.