‘Kovid biznesi’: Labi nervozohet pas vendimit për dasma, shpërndan një video
Këngëtari Labinot Tahiri përsëri është përfshirë në një debat lidhur me ekzistencën e Covid-19. Labi ishte ndër organizatorët e protestave pasi qeveria nuk lejoi mbajtjen e dasmave, derisa vazhdimisht ka mohuar ekzistimin e koronavirusit.
Tani, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Labi ka publikuar një video në të cilën mohohet virusi.
Sëmundjen ai e quan ‘kovid biznesi’.
“Ne viruse kemi pasur edhe më të renda se ky që po thonë tani, ama kaq poshtërsi sa me ua fyer inteligjencën gjithsecilit nuk ish dashtë me e pranu”, shkruan ai ndër të tjera.
Ky është postimi i tij të plotë:
KOVID BIZNESI!
Mirëmbrêma!
Ne viruse kemi pasur edhe më të renda se ky qe po thonë tani, ama kaq poshtersi sa me ua fy intelegjencen gjithësecilit nuk ish dasht me e pranu.
Video e marrë dhe ishte shkruar nga një qytetarë i vendit! Po ashtu shikojeni dhe lexoni se si thot ky mjek para protestuesve!
Një gjë ta dini gjithmonë se e verteta do te dale ne shesh dhe kurrë në jetë mos e përkrahni të keqën sepse ajo do ju kthehet secilit dhe mua!
Ju lus juve gurbetqarëve nga Italia , të më tregoni mua dhe qytetarëve, se ky mjek , a i ka thënë vërtet këto fjalë, dhe filloni ta bindni qytetarin tonë për shumë çka , sepse ju ka humbur udha në oborrë ose si me ju pas FRY BABAVANGA?
Këtu reagojnë vetem për partitë dhe kryetarin e saj, nuk reagojnë për rrymën që na e ndalin çdo ditë dhe ku çdo ditë e rrejnë këtë popull për cfardo qoftë.
Labi!