Reagimi i Rita Orës pas sulmit në Francë
Sulmi pranë kishës Notre Dame në Francë nxiti reagime të shumta, brenda dhe jashtë Francës, ndërsa Macron u zotua se do të vendos mijëra trupa të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore, të tilla si vendet e kultit dhe shkollat.
Reagime të shumta kishte nga të gjithë, e me viktimat u solidarizua edhe ylli me famë botërore, Rita Ora.
Rita përmes një InstaStory, është shprehur: “Mendja dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar Rita.
Kujtojmë se, sulmi ka filluar rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice, meqë rast njërës prej viktimave i është prerë koka.