Gabime të përditshme që ju shkaktojnë rrathë poshtë syve
Rrathët e syve i ngjajnë një problemi të pazgjidhshëm. Qindra kremra që në fund s’bëjnë asgjë, nuk janë mënyra e vetme për t’i reduktuar sa të mundeni. Fillimisht, çfarë duhet të bëni është të hiqni dorë nga zakonet që po jua shkaktojnë qeskat poshtë syve.
Nuk po përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit
Lëkura e hollë e kapakëve të poshtëm dhe të sipërm është veçanërisht e prekshme nga hiperpigmentimi (dhe kanceri i lëkurës).
Teprimi me retinoidet
Aplikimi i tepërt mund të shkaktojë skuqje dhe rrjepje që më pas kthehen në kafe ose gri teksa ndodh procesi i shërimit.
Pastruesit e makeup-it jo cilësorë
Nëse ju duhet të fërkoni shumë lëkurën për të hequr makeup-in e syve, ju shkaktoni inflamacion dhe dëmtim kapilarësh. Rekomandohen vajrat pastrues, që e shkrijnë makeup-in.
Uji i nxehtë
Larja e fytyrës me ujë të nxehtë shton fryrjen dhe thekson nuancën e errët. Lajeni fytyrën me ujë të vakët.
Pasi t’i keni bërë të gjitha këto, ndiqni këto këshilla për t’i minimizuar sa më shumë.