Si të dukeni bukur dhe komode në ditët me shi
Aplikacioni i motit na e ka thjeshtëzuar jetën e përditshme. Tani nuk ndodh shpesh që shiu të na zërë në befasi, pa çadër në çantë dhe pa këpucët e duhura
Duket se këto ditë shiu do të bëhen pjesë e jona, kështu që duhet të mendojmë se si të krijojmë pamjen perfekte dhe komode për një ditë me shi.
Disa rregulla kryesore që duhen mbajtur parasysh janë: jo atlete prej rrobe, të cilat mund të jenë super-thithëse, shtoni veshjet me ngjyra të lehta dhe përdorni sa më shumë xhaketat e lëkurës ose një material tjetër që nuk e depërton ujin.
Për ta zgjidhur këtë dilemë të ditës, këtu kemi mbledhur disa veshje së bashku me disa këshilla që do ju hyjnë në punë në këto ditë me shi.
Për një stil ‘casual’ mund të zgjidhni xhinset me fund të gjerë, të kombinuara me çizmet e gjata deri tek kyçi i këmbës.
Nëse temperaturat bien, por ju nuk u ndaheni fustaneve, mund të provoni këtë stil të veçantë, që jo të gjithë guxojnë ta bëjnë.
Në mënyrë instiktive, kur bëhet fjalë për pantallonat e shkurtra, i mendojmë ato të kombinuara me atlete ose sandale. Por kambalet janë një alternativë e këndshme për t’i kombinuar dhe për t’i mbrojtur këmbët nga pellgjet me ujë.
Në një ditë të zymtë duhet të zgjidhni rroba të ndritshme dhe më e rëndësishmja, zgjidhni ngjyrat e lehta. Duke qenë se në këto ditë ndihemi më të plogësht, rrobat që zgjedhim duhet të na gjallërojnë.