Vdes aktorja Carmen Sevilla në moshën 89 vjeçare

Vdes aktorja Carmen Sevilla në moshën 89 vjeçare

Aktorja, Carmen Sevilla, vdiq pasi vuajti nga demenca për një kohë të gjatë.

Media spanjolle `El Nacional` konfirmoi se Carmen Sevilla kishte ndërruar jetë vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të nëntëdhjetë, shkruan The Sun.

Në vitin 2012, u njoftua se Carmen ishte në një fazë shumë të përparuar të demencës.

Ndërsa më vonë në vitin 2016, u raportua nga të afërmit se se ajo nuk e njihte më as shtëpinë e saj.

Aktorja e nominuar për Oskar, e cila dikur luajti së bashku me Charlton Heston, lindi në Seville, Spanjë, në vitin 1930.

Ajo bëri famë pas rolit të saj të parë në `Jalisco Sings në Seville` në 1948, ndërsa pas tij Carmen vazhdoi të luante në një numër filmash klasikë.

Karriera e Carmen vazhdoi mirë në vitet e nëntëdhjeta, kur ajo kërceu në shfaqjen spanjolle Telecino Telecupón.

Shpërndaje në: