E dini që ky çaj ju ndihmon për kurimin e akneve?
Sa ju ndihmon çaji jeshil?
E vërteta është se çaji jeshil është një antioksidant që ka fuqi t’i qetësojë dhe t’i balancojë aknet apo puçrrat. Kjo sepse mund të reduktojë sasinë e yndyrës që lëkura prodhon, që do të thotë më pak baktere dhe për rrjedhojë më pak akne. Çajin jeshil mund ta përdorni drejtpërdrejtë në lëkurë në formën e kompresave ose në formën e çajit për të larguar inflamacionin. Mjafton ta konsumoni një filxhan në ditë pasi ju ndihmon edhe në balancimin e insulinës dhe niveleve të sheqerit në gjak.
Trajtime të tjera për akne
Për të parandaluar aknet, por edhe për të mirëmbajtur në përgjithësi lëkurën tuaj, ndiqni këto trajtime të tjera me çaj jeshil.
Çaj jeshil dhe mjaltë
Përzieni një lugë mjaltë me një lugë çaj jeshil në një enë dhe të gjithë masën vendoseni mbi fytyrë të pastër. Lëreni të veprojë për 15-20 minuta e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të freskët. Këtë trajtim përsëriteni të paktën dy herë në javë.
Çaj jeshil dhe aloe vera
Për të përgatitur këtë trajtim merrni dy bustina çaji, një lugë gjelle xhel aloe vera dhe një gotë me ujë. Zhytini të dy bustinat në ujë të ngrohtë dhe kur të lështojnë esencën, hiqini dhe shtoni aloe verën. Përziejeni mirë dhe hidheni këtë tonik në një shishe me të cilën spërkasni fytyrën sa herë që dilni nga dushi. Kjo do t’ju ndihmojë që të keni një fytyrë më të hidratuar, të qetë dhe pa akn