Ish e dashura e Haxhi Krasniqit reagon pas fitores së boksierit
Haxhi Krasniqi është shpallur kampion bote, në kategorinë gjysmë të rëndë.
Boksieri profesional, Haxhi Krasniqi, u bë kampion bote pas përballjes me gjermanin Dominic Boesel.
Ndërsa për fitoren e Krasniqit ka reaguar edhe ish-partnerja e tij, modelja e njohur Heidi Lushtaku.
Ajo, e cila prej vitesh ka qëndruar prapa çdo suksesi të boksierit, ka publikuar disa imazhe duke treguar se është e lumtur për rezultatin e arritur.
“Vazhdo kampion”, ka shkruar ajo para fillimit të ndeshjes që publikoi edhe momentin e fitores.