Këngëtarja ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurit
Elle King është fejuar pasi ajo dhe i dashuri, Dan Tooker i propozuan njëri-tjetrit dhe thotë se të dy kishin të njëjtin plan.
Këngëtarja e “Ex’s & Oh’s”, 31 vjeçe, njoftoi fejesën e saj me artistin e tatuazheve, Dan Tooker me një postim në Instagram të premten, shkruan People, transmeton lajmi.net.
Sipas këngëtares, e cila është vazja e komikut Rob Schneider, ajo dhe Tooker i propozuan të dy njëri-tjetrit në të njëjtën kohë, teksa po festonin përvjetorin në Angel Fire, New Mexico.
Në mbishkrimin që ia la fotos, ajo tha se e kishte një unazë në xhep dhe planifikonte t’i propozonte partnerit, por ai ishte i gatshëm për këtë gjë dhe i propozoi në të njëjtën kohë.