Një fundjavë në shtëpi? Disa mënyra për ta bërë perfekte

Një fundjavë në shtëpi? Disa mënyra për ta bërë perfekte

Jeni të mërzitur që kjo fundjavë ju gjeti pa asnjë plan? Pasi të lexoni këtë shkrim, do të gjeni disa mënyra se si të argëtoheni në ambiente të mbyllura, kur nuk keni asnjë plan për jashtë. Ata që kërkojnë një mbrëmje romantike dhe gjëra argëtuese për të bërë me familjen, duhet të jenë të vëmendshëm.

1. ‘Show’ i natës

Ndaloni së luajturi me letra apo ‘Ludo King’. Organizimi i një nate lojërash është një mënyrë e sigurt për të argëtuar familjen ose miqtë këtë fundjavë. Disa mënyra mund të jenë:

• Luani me karaoke. Thjesht vendosni një këngë me tekst në kompjuterin tuaj dhe shprehni talentin.

• Gjeni fjalën me atë të veprimeve. E sigurt që kjo lojë do t’ju gjallërojë dhe madje do ju bëjë më kreativë.

• Nëse jeni miq, secili nga ju mund të thotë një fakt befasues për dikë dhe të tjerët do të gjejnë për kë bëhet fjalë.

• “E vërtetë apo guxim” një tjetër lojë për mbrëmje familjare apo shoqërore.

2. Histori familjare

Prindër, nëse koha juaj është bosh, filloni t’u tregoni disa histori familjare interesante fëmijëve tuaj. Koha për të gërmuar fotot e vjetra. Nostalgjia nuk është asnjëherë e mërzitshme, por është një mënyrë e mirë për të kaluar një mbrëmje.

3. Koha për ushtrime fizike

Nuk shpëtoni dot nga kjo këshillë. Fundjava mund të jetë koha më e mirë për të pasur një aktivitet fizik që nuk mund ta keni gjatë javës. Në YouTube mund të gjeni pafund mënyra për ushtrime në kushte shtëpie. Sugjerojmë areobinë, mund ta praktikoni familjarisht, kështu dhe arëtoheni njëkohësisht.

4. Më shumë kohë në dush

Qëndrimi i gjatë në dush është mjaft efektiv për largimin e stresit që është akumuluar përgjatë ditës. Në fundjavë keni më shumë kohë të lirë dhe në këtë mënyrë mund të rrini në vaskën tuaj me ujë të ngrohtë për orë të tëra. Mos harroni gotën e verës.

5. Zgjidhni filmin e duhur

Ju këshillojmë që në fundjavë të zgjidhni më tepër filmat komedi. Do ju mbajnë me humor të mirë dhe mund ta nisni javën e ardhshme me më shumë energji.

6. Gatuani një ëmbësirë

Edhe pse s’ka kaluar shumë kohë nga karantina, aty ku të gjithë vetëm gatuanim, tani përsëri na duhet të gjejmë kohën për të gatuar një ëmbëlsirë të mirë. Si thoni për një kek me çokollatë dhe banane?

7. Bëhuni romantikë dhe….

Një ditë pushimi mund të kalohet më së miri vetëm me partnerin ose partneren tuaj. Nuk është e thënë të rezervoni darkën në restorante të shtrenjta. Mjafton një gatim me pasta të mira, një parfum i mirë dhe disa qirinj në mes të tavolinës.

Shpërndaje në: