7 të famshme që ju ‘sugjerojnë’ të përdorni lodra seksi

7 të famshme që ju ‘sugjerojnë’ të përdorni lodra seksi

Në ditët e sotme, lodrat e seksit ndoshta nuk janë më tabu, por sidoqoftë, s’janë as biseda më e zakontë apo më e shpeshtë që bëjmë me dikë.

Megjithatë, të famshme si Rihanna, Eva Longoria dhe të tjera, nuk e fshehin faktin se kanë një lodër seksi në sirtarin e tyre dhe se të gjithë duhet ta kenë një. Fundja, “a nuk është dashuria për veten, më e madhja nga të gjjitha”?

Më poshtë gjeni 7 gra që e zotërojnë kënaqësinë e tyre në shtat, si dhe mjetet që i ndihmojnë ato për këtë.

– Rihanna

7 të famshme që ju ‘sugjerojnë’ të përdorni

Prova që Rihanna është njeriu i duhur për të bërë blerje: Sipas “The Sun”, para pak vitesh, Rihanna shpenzoi $1500 në Lovestore në Paris, duke marrë qirinj, të brendshme, pranga dhe disa lodra.

– Lady Gaga

7 të famshme që ju ‘sugjerojnë’ të përdorni

Në vitin 2009, këngëtarja u tregua më e sinqertë se kurrë për jetën e saj si beqare:

“Unë jam single dhe po i përkushtohem tmerrësisht shumë punës. Jam shumë e vetmuar, por jam mirë. Unë dhe vibratori im jemi shumë të lumtur”, tha ajo.

– Beyonce

7 të famshme që ju ‘sugjerojnë’ të përdorni

Edhe Beyonce shpenzon shuma të mëdha parash në dyqanet e lodrave të seksit. Para pak vitesh, raportohej se ajo dhe Jay-Z, shpenzuan rreth $6000 me mjete “të domosdoshme”, disa prej të cilave, ishin edhe të veshura në ar.

– Barbara Walters

7 të famshme që ju ‘sugjerojnë’ të përdorni

Ndërsa ishte në temën e dashurisë për veten, Walters rrëfeu se ajo përdor një lodër të quajtur “The Selfie”. Me vonë ajo tha se “po bënte shaka”, por nuk jemi shumë të bindur për këtë.

– Eva Longoria

7 të famshme që ju ‘sugjerojnë’ të përdorni

Në një nga intervistat e saj në vitin 2017, aktorja thotë:

“Unë nuk fillova ta shijoja seksin, derisa mësova masturbimin. Para kësaj, nuk isha aspak seksuale. Bleva vibratorin tim të parë tre vjet më parë. Sa keq që s’e zbulova më herët. “

Eva, gjithashtu tha se kjo ka qenë edhe “surpriza e ditëlindjes” për disa nga mikeshat e saj.

“Dhurata më e mirë që mund t’u bëj atyre është një orgazmë.”

– Carrie Fisher

7 të famshme që ju ‘sugjerojnë’ të përdorni

Ikona e Star Wars rrëfeu në kujtimet e saj se mamaja i kishte dhuruar një nga lodrat e para të seksit.

“Në Krishtlindje, imë më, më bleu mua dhe gjyshes sime nga një vibrator”, tha ajo.

– Alicia Silverstone

7 të famshme që ju ‘sugjerojnë’ të përdorni

Në një postim në OpenSky.com, Silverstone shkroi disa rreshta në mbështetje të “kënaqësisë ndaj vetes”.

“Ndonjëherë është mirë të kesh diçka ekstra, kur je vetëm ose me partnerin.”

Burimi: In Style

Shpërndaje në: