Faktorët që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit
Kanceri i gjirit i prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Përgjithësisht preken moshat mbi 50 vjeç, por kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe te moshat fare të reja. Studimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh. Disa nga faktorët e rrezikut përfshijnë:
1. Mosha – rreziku rritet me rritjen e moshës; por theksojmë se nga kanceri i gjirit preken dhe moshat e reja.
2. Ndryshimet në disa gjene – deri 10% e kancereve të gjirit janë si rezultat i një defekti gjenetik. Gratë që kanë trashëguar këto ndryshime gjenetike janë në rrezik të lartë edhe për kancer të vezoreve.
3. Fillimin e hershëm të menstruacioneve – vajzave që u fillojnë menstruacionet para moshës 12 vjeç, janë të ekspozuara ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur rrezikun për kancer gjiri.
4. Fillimin e menopauzës pas moshës 55 vjeç – ashtu si fillimi i hershëm i menstruacioneve, edhe menopauza e vonshme rrit ekspozimin e grave ndaj hormoneve për një periudhë më të gjatë kohore, duke rritur kështu rrezikun për kancerin e gjirit.
5. Shtatzënitë në moshë të madhe ose moslindjen e fëmijëve.
6. Mungesën e aktivitetit fizik.
7. Të qenit mbipeshë apo obeze pas menopauzës.
8. Indi i gjirit i ngjeshur/i dendur.
9. Historitë personale me kancer gjiri – gratë që kanë pasur kancer gjiri kanë më shumë gjasa për t’u prekur përsëri nga kanceri i gjirit.
10. Historitë familjare me kancer gjiri – rreziku i një gruaje për kancer gjiri është më i lartë nëse ka patur nënën, motrën, vajzën (të afërm të shkallës së parë) me kancer gjiri.
11. Konsumin e alkoolit dhe pirjen e duhanit.