Bebe Rexha flet për herë të parë rreth të dashurit: Familja e pëlqen, mendoj se është i duhuri
Bebe Rexha ka folur rreth të dashurit të ri.
Bebe Rexha ka folur për këngën e saj të re dhe për të dashurin e ri, shkruan Entertainment Tonight, transmeton lajmi.net.
Këngëtarja 31-vjeçare i ka mbajtur private shumicën e detajeve në lidhje me romancën e saj, ajo së fundi foli haptas në një intervistë për “Entertainment Tonight”, ku foli për ato që pëlqen më shumë tek i dashuri i saj.
Dyshja kanë filluar lidhjen në mars, gjatë kohës së njëjtë kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës”, i tha Rexha, Lauren Zima të ET. “Unë kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe shoh ku shkon”.
“Ne (familja) e pëlqejmë këtë djalë. Mendoj se ai është i duhuri. Është me të vërtetë i mirë. Është i dashur, kujdeset për mua, më kupton sa i përket karrierës. Familjes sime po i pëlqen. Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndihem mirë”, shtoi këngëtarja.
Derisa bëri një paraqitje në Instagram, këngëtarja thotë se nuk është akoma e gatshme të dalë publikisht me të.
“Përderisa nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të keni një postim në rrjete sociale dhe kjo është e vërteta!”, deklaroi Bebe me shaka.
Një prej arsyeve përse po e mban jetën private larg publikut është edhe fakti që lidhje e kaluara të saj u ndikuan nga rrjete sociale.
Bebe thotë se kënga “I’m jealous” i shpjegon të gjitha këto gjëra.