Zbuloi se kush po i shkruan mesazhe, Tayna pendohet dhe e fshin postimin
Tayna thotë se reperët vendor dhe ndërkombëtar po i shkruajnë mesazhe.
Një prej emrave më të komentuar të estradës shqiptare vazhdon të jetë rep-artistja Tayna, shkruan lajmi.net.
Artistja është shumë aktive me postime në rrjete sociale, në të cilat informon ndjekësit për më të rejat rreth saj.
Së fundi, me anë të një postimi, Tayna bëri të ditur se artistë vendor e ndërkombëtar po i shkruajnë asaj mesazhe.
“Mendon se mund të lëndosh ndjenjat e mia? Unë i kam të gjithë reperët tuaj të preferuar në mesazhe. vendor e ndërkombëtar!”, ka shkruar ajo.
Por, pas pak minutash, reperja u pendua dhe e fshiu atë postim, duke mos e sqaruar arsyen.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Tayna titullohet “Qe qe”, këngë të cilës ia shoqëroi edhe videoklipin.