Taylor Swift mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Taylor Swift mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Ylli i muzikës pop Taylor Swift ka mbështetur demokratin Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të SHBA-së.

Biden, me Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresident, po përpiqet të rrëzojë Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Unë do të votoj me krenari për Joe Biden dhe Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Nën udhëheqjen e tyre, unë besoj se Amerika ka një shans për të filluar procesin e shërimit aq të nevojshëm”, tha Swift për V Magazine.

“Ndryshimi që na duhet më shumë është të zgjedhim një president që e di se njerëzit me ngjyra të ndryshme të lëkurës meritojnë të ndihen të sigurt dhe të përfaqësuar, që gratë meritojnë të drejtën të zgjedhin se çfarë të bëjnë me trupat e tyre dhe se komuniteti LGBT meriton të njihet dhe të ndjehet i përfshirë “, shtoi ajo.

“Të gjithë meritojnë një qeveri që i merr seriozisht rreziqet shëndetësore globale dhe vendos jetën e njerëzve në radhë të parë. E vetmja mënyrë për të filluar rregullimin e gjërave është të zgjedhësh udhëheqës që janë të gatshëm të përballen me ato probleme dhe të gjejnë një mënyrë për t’i zgjidhur ato”, tha Swift.

Biden falënderoi Taylor në Twitter për mbështetjen dhe ‘për fjalën në këtë kohë të rëndësishme në historinë e kombit tonë’.

Shpërndaje në: