Capital T së shpejti publikon këngën e re “Fjalët e Nanës”
Reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T, ditë më parë solli pjesën e dytë të albumit “Skulpturë”.
Krahas kësaj, ai lansoi me klip edhe një nga këngët e albumit të titulluar “Bisha”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Vig Poppa.
Sidoqoftë, Trim Ademi (emri i vërtetë) së fundmi njoftoi se së shpejti do të publikojë këngën dedikuar nënës së tij.
“Fjalët e nënës. Një prej këngëve të zemrës që ia kam kushtuar të shtrenjtës nënë. Video së shpejti”, shkroi ai.
Ky projekt i Kapos mezi po pritet edhe nga ndjekësit e 28 vjeçarit, të cilët reaguan mjaft shumë në hapësirën në komente.
Ndërkohë, artisti i mirënjohur nuk ka zbuluar ndonjë datë të saktë të publikimit të kësaj kënge.