Modelja e njohur publikon mesazhet kërcënuese: Të dërgoj në një vend të errët e të përdhunoj
Modelja 34-vjeçare e revistës Playboy, Germaine Love, ka pranuar një mesazh kërcënues për përdhunim. Mesazhi i erdhi në llogarinë e saj të Instagramit, në të cilën ka më shumë se 35,000 ndjekës.
E tmerruar nga mesazhi kërcënues ajo e raportoi menjëherë në polici, por përgjigja që mori nga autoritetet e la të shokuar.
Mesazhi i pranuar përmbante fjalët: “’Unë do të vij në lokalin tënd, do të tërheq për flokësh, do të çoj në një rrugicë të errët dhe pastaj do të filloj të përdhunoj, me zor pres të shoh duke luftuar.” Pas këtij kërcënim përdhunimi të tmerrshëm kundër saj, e vetmja përgjigjje që mori nga policia, ishte në fakt këshillë që të bëjë llogaritë e rrjeteve sociale private.
Modelja tha se llogarinë e Instagramit e përdor për promovim të karrierës së saj dhe lokalit që zotëron. Ajo nuk priste një përgjigje të tillë dhe pretendon se policia dështoi në hetim apo nuk deshi të merrej me rastin, për faktin se ajo punon në industrinë e modelimit.