Momenti i Lirim Kastratit
Shkruan: Andin Lokaj
Përzgjedhësi Bernard Challandes bëri mirë që e ftoj më në fund lojtarin më në formë kosovar aktualisht i cili pritet të shënojë ngritje të madhe në vitet e ardhshme të karrierës së tij.
Lirim Kastrati është emri më i ri në Kombëtaren A të Kosovës dhe e ka merituar thirjen pas performansave të shkëlqyera me ekipin U21 si dhe me klubin më të madh në Ballkan, Dinamon e Zagrebit ku bëri impakt që në ndeshjet e para në fanellën e gjigantit kroat pas transferimit 3 milion euro nga rivali lokal Lokomotiva.
Nuk ka dyshim që Kastrati e meriton të jetë pjesë e ekipit startues që tani, ngase është në top formë dhe i plotëson të gjitha predispozitat për të qenë titullar.
E para, është shumë personalitet modest, i disiplinuar, me karakter të fortë, faktikisht është lojtari më i shpejtë që kemi, teknikisht është shumë i mirë, jashtëzakonisht i rrezikshëm në duelet një me një ku gati është e pamundur të ndalet nga kundershtari.
Dhe ajo që është më e rëndësishmja, e don Kosovën me zemër.
Mos harroni që kualitetet e tij kanë tërheq vëmendjen edhe të kombëtares së Shqipërisë, por “Rryma” ka qenë decidiv në vendimin e tij. Askush tjetër përvec Kosova.
Pra, të gjitha këto elemente bëjnë që ai të meritojë vendin në përbërjen e parë dhe tani është koha perfekte që të tregoj vetën.
Ky është momenti i Lirim Kastratit.