Nuk do të vdesin kurrë! Trendet e grimit të viteve 2000 nga të cilat frymëzohemi edhe sot
Edhe pse tendencat e grimit të vitit 2020 mund të duken shumë larg atyre të 10-20 viteve më parë, nuk mund ta mohojmë që pamja jonë moderne ndikohet nga ikonat e bukurisë së viteve 2000, si Britney Spears, Tyra Banks, Jessica Simpson, J.LO etj. Për të vërtetuar këtë ja ku keni disa trende të viteve 2000, të cilat janë frymëzim për trendet e vitit 2020.
Peneli me ngjyra
Dikur nuk mungonte në tapetin e kuq kombinimi i penelit me aksesorë të ndryshëm, si në rastin e Rihanna-s. Dhe sot make-up artistët e rinj kanë tendencën të eksperimentojnë me ngjyrat dhe gjithnjë e më shumë po shohim përdorimin e penelit me ngjyra të ndryshme.
Tonet tipike të viteve 2000
E dini që ato tone sysh me xixa që ju i dëshironi kaq shumë sot gjatë mbrëmjeve, e keni falë interesave të hershme për këtë pamje në tapetin e kuq?
Buzëkuqi me shkëlqim
Ngjyrat neutrale dhe të ftohta nuk ishin të vetmet nuanca të preferuara të buzëkuqëve në vitet 2000. Formulat më të ngrohta dhe të shndritshme ishin gjithashtu një element kryesor në tapetin e kuq. Sot janë më në trend se kurrë.
Tone sysh me kënd
Vendosja e toneve në sy me kënd është pa dyshim një nga teknikat më të preferuara të grimit. Ky trend ka lindur që në vitet 2000 dhe nuk është venitur për asnjë çast.
Lëkura e shndritshme
Pa dyshim që në setin e make up-ve të çdo vajze do të gjeni highlighter. Pra lëkura me shkëlqim e J.LO-së në vitin 2000, mbetet edhe sot trendi më i madh. Konturimi dhe nxjerrja në pah e tipareve përmes shkëlqimit është një metodë që na bënë të gjithave të ndihemi më të bukura.
Blush-i
E kush nuk e dashuron blushin, që i jep prekjen finale grimit?! Epo, blushi nuk është trend i kohëve të fundit si konturimi, por është më “i lashtë” nga sa e kishit menduar.