Kokosi i shëndetshëm si qumështi i gjirit
Nëna natyrë është tepër bujare në mënyrën se si ajo ofron një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve të pasura me vitamina, minerale dhe ushqyes thelbësore për t’i dhënë trupit një shëndet të mirë.
Kokosi është aq i pasur me veti shëruese sa shumë dietologë e kanë konsideruar si “pema e jetës”.
Para Luftës së Dytë Botërore, njerëzit që jetonin në ishuj, si Filipinet, konsumonin një dietë që përbëhej kryesisht nga orizi, perime dhe kokos.
Kokosi është i pasur me vitamina, minerale dhe fibra, thelbësore për shëndet të mirë.
Për breza me radhë , njerëzit në ishuj e kanë përdorur si përbërës kryesor në dietat e tyre. Edhe pse kjo mund të konsiderohet si dietë është e lartë në yndyrë të ngopur, sëmundjet si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës kanë qenë pothuajse të panjohura për përdoruesit e saj.
Vaji i kokosit në mënyrë të veçantë ju mbron nga viruset, bakteret, infeksionet, kanceri, tiroidet dhe problemet e zemrës … plus zbukuron lëkurën tuaj – dhe madje mund të djegë dhjamin!
Së fundi, mjekësia moderne dhe shkenca kanë filluar të kuptojnë këtë të vërtetë themelore dhe e rekomandojnë masivisht të përdoret në baza ditore për të marrë efektet pozitive të plota prej tij.