Donald Trump pozitiv me koronavirus: Çka do të thotë kjo për zgjedhjet presidenciale?
Vetëm një javë pasi Donald Trump iu tha amerikanëve mos të brengoseshin rreth Covid-19shit sepse “nuk e afekton virtualisht askë” përveç të moshuarve dhe atyre me probleme me zemër, presidenti vetë doli pozitiv.
Është e zorshme të theksohet saktësisht se sa ndikues është ky zhvillim i ri, vetëm 32 ditë para zgjedhjeve amerikane.
Presidenti duhet të karantinohet për trajtim. Fushatat tashmë janë ndalur. Debati i ardhshëm presidencial, brenda dy javësh, është në pikëpyetje nëse do të mbahet.
Mesazhi i përsëritur nga presidenti, se kombi amerikan po “e kthente rrotën” në mënyrën se si po e menaxhonte virusin, është cënuar nga vetë sëmundja e tij, përcjell Periskpoi.
Vetëm dy ditë më herët, gjatë debatit të parë, Trump përçmoi Joe Bidenin që po e vendoste vazhdimisht maskën dhe se nuk kishte fushata të mëdha si ai.
Tash, Shtëpia e Bardhë dhe fushata e tij duhet të përgjigjen se pse presidenti mori një qasje kaq shpërfillëse ndaj mbrojtjes së vetes – dhe se sa të tjerë në Shtëpi të Bardhë dhe në qeverinë amerikane janë ekspozuar.
Gjatë kohës së trazirave kombëtare, publiku amerikan priret të mbështes presidentin. Do të jetë e zorshme të izolohet ai nga pyetjet që duhet të përgjigjet megjithatë. /Periskopi, marrë nga BBC