Kjo është dieta e re e shëndetshme e çiftit Beckham
Victoria Beckham dhe bashkëshorti i saj, David, kanë ndryshuar zakonet e tyre të të ngrënit si pjesë një “jave wellness” në Baden-Baden, Gjermani.
Ata kanë jetuar si vegjetarianë, duke mos konsumuar asnjë lloj mishi dhe duke ndjekur një dietë me bazë bimore. David thotë se nuk ka qenë e lehtë.
Edhe më parë, Victoria ka provuar të bëhet vegane, por tani konsumon kryesisht peshk dhe perime.
David shprehet se, ndonëse “s’është e lehtë”, edhe konsumi i frutave si mango, shalqi, avokados, si dhe i ushqimeve të tjera të shëndetshme, ka qenë “i kënaqshëm”.
Edhe Victoria ndjek dietën me bazë bimore, ndonëse prej kohësh, ajo nuk konsumon më bulmet. Beckham gjithashtu ka filluar të përdorë pluhur kolagjeni, edhe pse thotë se “mban erë të keqe”.
Çifti ka qëndruar për një javë në një qendër detoksi në Gjermani, ndërkohë që tani, ata ndodhen në Villa Stephanie, ku një kuzhinier personal dhe një nutricionist u shërbejnë atyre ushqime të shëndetshme, vegjetariane si pjesë e një programi të “mikpritjes luksoze të kujdesit shëndetësor”.
Burimi: Mirror CO UK