4 trende vjeshte/dimri që si ti dhe mami mund t’i vishni përgjithmonë
Trendet e veshjeve që do të shihni më poshtë do t’ju duken njësoj të bukura si ty ashtu dhe mamit tënd! Elementë klasik të ndërthurur me detaje moderne, duke e kthyer kështu blerjen e radhës në investim që zgjat për vite të tëra.
1. Gri nga koka tek këmbët!
Ngjyrat neutrale janë blerja më e zgjuar që mund të bëni këtë periudhë. Përveçse mund t’i vishni të bashkë i përdorni të ndara për sezone të tëra!
2. Kostum lëkure
E dimë që e keni parë shpesh këto kohët e fundit, por jo më kot. Ka shumë arsye pse mami këmbëngul tek blerja e pantallonave dhe xhaketës së lëkurës gjatë vjeshtës/dimrit!
3. Çizmet mbi gju!
Moda përsëritet, prandaj tani është sërish koha e tyre. Nxirrni çizmet e gjata!
4. Kostumet me funde
Mund ta vishni si kostum apo veç s’ka rëndësi, do të duket njësoj bukur!
Burimi: Who What Wear