Skandal: A është kënga e re e Yll Limanit e vjedhur? (Video)
Yll Limani e ka publikuar këngën më të re që titullohet “Buzët e kuqe” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Vet këngëtari qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka realizuar muzikën dhe e ka shkruar tekstin.
Për fat të keq edhe kjo këngë është e vjedhur, e këtë herë nga The Weeknd (Blinding Lights)
Akuzat e plagjiaturës dhe paditë për shkeljen e të drejtës së autorit nuk janë asgjë e re në muzikë, transmeton Periskopi.
Dy këngët ngjasojnë me njëra tjetrën në melodi, ritëm, harmoni, daulle, bas, në tempin e këngës në kor, si dhe nga ana vizuale.
Ylli është përballur edhe më herët me akuza, por gjithnjë i ka mohuar ato.
Pra, a është ndonjëherë e mundur të jesh origjinal? Përgjigja është jo. Një përgjigje më e mirë është se origjinaliteti është gjithmonë një bashkëpunim skandaloz me të kaluarën./Periskopi
https://www.youtube.com/watch?v=zFzwgFO2bsg
“Photograph- Ed Sheeran” është kënga tjetër që thuhet se mund ta ketë kopjuar këngëtari shqiptari